Rriten me 10% pagat për administratën publike dhe nëpunësit civilë

Rriten me 10% pagat për administratën publike dhe nëpunësit civilë

Këshilli i Ministrave miratoi sot rritjen e pagave me 10% për adminisrratën publike dhe nëpunësit civilë.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve është më i madhi në 25 vjet.

“Fondi më i madh i rritjes së pagave dhe pensioneve në 25 vjet i akorduar nga buxheti i shtetit.Duke filluar nga sot është jetësuar rritja e pagave mesatarisht 10% për punonjësit e administratës publike dhe nëpunësit civil, aparatet e Ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, KQZ, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme. Disa institucione të pavarura, institucione në varësi të Kryeministrit, Ministrave të linjës dhe administratën e Prefektit”.

Po kështu, Ahmetaj tha se sot është jetësuar dhe rritjaa e pagave për punonjësit e arsimit parauniversitar me 10%.

Nga ky vendim përfitojnë 31 370 punonjës të sistemit arsimor me efekt 1.3 miliard lekë për periudhën 12 mujore.

Rritja e pagave në këtë sistem shoqërohet dhe me rritjen e pagave në sistemin e arsimit të lartë 10-12% për 3500 profesorë dhe punonjës akademikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy