Prurjet e reja në politikë, Grimçi: Është maratonë e gjatë, nëse e nis me lobim nuk arrin atje ku do

Prurjet e reja në politikë, Grimçi: Është maratonë e gjatë, nëse e nis me lobim nuk arrin atje ku do

Eda Grimçi, kryetare e Degës 9 të PD-së, thotë se të rinjtë që synojnë të hyjnë në politikë nuk duhet të zgjedhin rrugën e shkurtër. Grimçi tha se karrierat politike që ngrihen mbi lobimin, nuk zgjasin shumë. 

Ky është kthyer në mentalitet. Dua të kem një pozicion në strukturat drejtuese të partisë, dhe ndjek dikë që shkon e ma thotë fjalën atje ku duhet. Nëse e nis duke lobuar, nuk merr pozicionin, atëherë del dhe flet keq edhe në media. 

Nëse zgjedh sakrificën, protestën, aksionin opozitar, edhe drejtuesve këta lloj njerëzish u duhen. Sepse bëjnë punën. 

Partitë i respektojnë strukturat. Por për pozicione të rëndësishme brenda PD, nëse nuk vjen nga strukturat, nuk promovohesh. Mënyra e kandidaimit që ne kemi është që sistemi i karrierës shërben për çdo pozicion. Elita politike brenda partisë është një gjë, elita që të përfaqëson në parlament është gjë tjetër. 

PD nuk ka fonde për t’ua dhënë drejtuesve të degëve. Një kryetar dege që zgjidhet me lobim nuk zgjat më shumë se një vit. Edhe një kryetar forumi që vjen në mënyrë të tillë nuk e mban dot strukturën në këtë mënyrë. 

Grimçi tha se PD i ka mbështetur gjithmonë të rinjtë dhe kjo u pa edhe në zgjedhjet e fundit. Por sipas saj, politika është maratonë e gjatë dhe kërkon sakrifica, që nuk i bëjnë  të gjithë. 

Në Parlament këta njerëz vazhdojnë ta përfaqësojnë PD me kontribut politik, herë për shkak të listave të mbyllura, situatave nëpër rrethe.

Unë mund të jem një zë i fuqishëm në Parlament. Për këtë unë duhet të kandidoj përballë këtyre që kanë 30 vjet. Por përsa kohë unë nuk fitoj dot përballë atij, atëherë i takon vendi. Mua më votojnë qytetarët njësoj si atë. Pse duhet të ikë ai dhe të vij unë? 

Të rinjtë patën të gjitha strukturat e PD në këmbë. Iu bë fushatë të gjithëve. U mbështetën fuqimisht nga strukturat e PD. U provuan, nuk u votuan. Nuk ka pse ma hap rrugën Edi Paloka mua. 

Politika është sport i rëndë, është maratonë e gjatë. 

Ne jemi rritur në PD dhe kemi shumë vite që bëjmë beteja për të. Brenda PD nuk ka korrupsion për karrierën politike. A ka favorizime për disa pozicione? Po! Ka për disa poste ku varin xhaketën. Por për poste si i imi nuk mund të varësh xhaketën. 

Ka plot brenda nesh që aksionin opozitar e kanë ndjekur nga karrigia. 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy