Belgjikë, nga viti 2025 ndalohet shitja e cigareve elektronike

Belgjikë, nga viti 2025 ndalohet shitja e cigareve elektronike

Nga janari i vitit 2025, Belgjika do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike apo ato njëpërdorimshme në mbarë vendin dhe nuk do të jetë më e mundur të blihen produkte vaping në dyqane apo dhe as në internet.

Një vendim i Ministrisë së Shëndetësisë i cili synon veçanërisht mbrojtjen e shëndetit të të rinjve.

Megjithëse shitjet për fëmijët nën 18 vjeç tashmë janë të ndaluara që nga viti 2020, cigaret elektronike në të gjitha shijet janë jashtëzakonisht të njohura në mesin e adoleshentëve.

Tregtimi i vapave të disponueshme u drejtohet pothuajse ekskluzivisht të rinjve duke ofruar shije jo tradicionale si karamele pambuku, shalqi apo luleshtrydhe.

Edhe kostoja e ulët e produktit, rreth gjashtë euro mesatarisht, i shtyn të rinjtë që ta blejnë

Cigaret elektronike shpesh tregtohen si një alternativë më e shëndetshme ndaj atyre tradicionale, pavarësisht se nuk ka studime për ta vërtetuar këtë, ndaj ministri belg i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke po prezanton ndalimin e shitjeve.

Në fakt, cigaret elektronike nuk janë të padëmshme. Fondacioni i Kancerit ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësimi për këtë temë prej disa kohësh, ku shumë prej tyre përmbajnë një sasi të konsiderueshme nikotine e cila bën të rinjtë të varur.

Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore Cancer Research, të kryer nga shkencëtarët nga University College London dhe University of Innsbruck, cigaret elektronike shkaktojnë ndryshime të ADN-së po aq sa edhe cigaret normale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy