
I ftuar në emisonin e sotëm të gazetarit Mustafa Nano “Arnautistan”, anëtari i PD-së, Fatbardh Kadilli, foli për krijimin e nismës së tij të re politike brenda kësaj partie, të cilën e cilësoi si ndryshe nga shumë nismat e tjera të cilat janë krijuar, por që janë shuajtur, ose përzënë pa përfunduar misonin e tyre.
Kadilli, u shpreh i qartë, se me këtë nismë, po sfidohet miti i partisë, ajo që sic e quajti ai “miti i kryetaricizmit”, ku kryetari është gjithçka.
“Levizja “Iniciativa Demokratike”, ka një dallim, sepse do të qëndroj brenda PD të tjerët kanë ikur, janë përzënë, janë treguar të pazot për të bashkjetuar. Unë e përjashtoj largimin, sa do të jetë PD do të jëmi edhe ne. Isha i qartë që po sfidoja dicka të madhe, po sfidoja mitin e partisë, ku kryetari është gjithcka, i ndërtuar nga Berisha, i vazhduar nga Basha, është nismë e konceptuar qe atëherë, sepse e pamë që Basha po e çontë partinë në humbje. E besoj qe për një pjesë ta madhe ka një vështirësi për ta tretuar atë që po them, por kjo më jep forcë, për të bërë njërëzit ndryshe nga ajo që kanë parë”.



