Uashingtoni nderon McCain si një nga shpirtrat më të guximshëm të Amerikës, Trump mungon

Uashingtoni nderon McCain si një nga shpirtrat më të guximshëm të Amerikës, Trump mungon

Udhëheqësit e ndarë të Uashingtonit u mblodhën të premten për të lavdëruar senatorin e ndjerë John McCain si një mishërim të shpirtit luftarak të Amerikës, idealizmit dhe ndjenjës së humorit, por ishte e dukshme mungesa e presidentit Donald Trump.

Në një ceremoni të në sallën rrethore të Capitol, republikanët dhe demokratët bën një armëpushim të përkohshëm politik për të nderuar Mekein në të tretën ditë të kremtimeve përkujtimore nga Arizona në Uashington për heroin e Luftës së Vietnamit dhe dy herë kandidati republikan për president.

Mungesa e Trump i cili të premten do të udhëtojë në një nga klubet private të tij të golfit për një mbledhje të fondeve të fushatës pasqyroi armiqësinë mes dy burrave që mbetën të ndarë edhe pas vdekjes së McCain nga kanceri i trurit.

"Presidenti më kërkoi të vija këtu për t’i kthyer një borxh nderi dhe respekti një njeriu që i shërbeu vendit tonë gjatë gjithë jetës së tij, si në uniformë ashtu edhe në poste publike", tha zëvendëspresidenti MIke Pence.

Ish-kolegu republikan i senatorit McCain, udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell, tha se ky nderim është plotësisht i merituar për një njeri që i shërbeu vendit si ushtarak në rrethanat më të vështira.

"Është e merituar që sot, afër fundit të udhëtimit të tij të gjatë, John të qëndrojë këtu, në këtë sallë të madhe, nën këtë kupolë të fuqishme, si heronjtë e tjerë amerikanë para tij. Tani që kjo valë e papërmbajtur i afrohet brigjeve të përjetësisë, ne falënderojmë Zotin që i dha këtij vendi senatorin John McCain", tha ai në fjalën e tij.

Trump do të humbasë edhe shërbimin e së shtunës në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, ku ish-presidenti Barak Obama, demokrati që mundi McCain në 2008 dhe ish-presidenti republikan Xhorxh W. Bush, që e mundën McCainin në garën brenda partisë së tij për presidencialet e vitit 2000 do të mbajnë një fjalim në nderim të McCain.

Ndërsa Joe Biden tha se arsyeja që vdekja e senatorit John McCain i ka prekur aq shumë njerëzit, është se ata e njihnin besimin e tij të thellë tek shpirti i Amerikës.

Politika, shtoi Biden, nuk ishte gjëja më kyçe për senatorin e ndjerë, ishin vlerat themelore ato që kishin rëndësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy