Shkon në 16 numri i personave më Covid-19 në Kosovë

Shkon në 16 numri i personave më Covid-19 në Kosovë

Ka shkuar në 16 persona numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë. Lajmi është bërë me dije nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, i cili raportoi se është konfirmuar edhe një rast i ri me Covid-19.

“Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femërorë, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile.

Deri tani në laboratorët e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Autoritetet e shëndetit në Kosovë i bëjnë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, të mbajnë distancë nga njëri-tjetri dhe të reduktojnë daljet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy