
Ish-drejtori i Shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë, Edi Ferro në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me situatën e krijuar nga ngrodhja masive e shpendëve për të cilin u shpreh se nuk janë ende të qartë për arsyen e agravimit të kësaj situate.
Ai tha se shpreson që groposja e tyre të bëhet e mundur deri nesër në mbrëmje pasi në qtë kundërt situata mund të agravojë në përhapjen e epidemive.
Sipas tij Bashkia duhet të marrë masa për eliminimin e këtyre kafshëve dhe sipas legjislacionit shqiptar të dëmshpërblehet na masën 100% të gjitha krerët e ngordhura dhe infektuara.
Siç është folur ka pasur konfuzitet në aspektin e vendosjes së diagnozës që nga data 27 shkurt kur kanë nisur ngordhjet e para, kështu që aktualisht nuk jemi ende të qartë pse ndodhi dhe kur u fol për një sëmundje laringo por nga të gjitha analizat kjo sëmundje nuk shkakton një numër kaq të madh ngordhjes prandaj jemi ende duke parë se kush ka qenë arsyeja e agravimit të kësaj situate. Shpresoj dhe uroj që nesër në darkë të mbyllet i gjithë ky proces për asgjësimin e tyre për të minimizuar situatën që mund të shfaqë probleme dhe të bëhet më e pakontrollueshme.
Janë laborator për përhapjen e sëmundjes te kafshët e tjera dhe mund të ndotin ujërat kudo që ato gjenden. Shpresoj që bashkia e Durrësit të marrë një vendim. Bashkia duhet të marrë masa për eliminimin e këtyre kafshëve sepse çdo kafshë që është e ngordhur por dhe ato që janë të prekura legjislacioni shqiptar paraqet qartë se duhet të eliminohen të gjitha kafshët dhe të shpërblejë na masën 100% tufën e krerëve. Duhet ndërhyrje urgjente për ta rimëkëmbët këtë industri.



