
Dalin detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Korçë-Devoll.
Në kryqëzimin e fshatit Plasë, Maliq, shtetasi Jetnor Lumani, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Besnik Cakollari.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Toyota”, Besnik Cakollari, pasagjeri i mjetit tip “Renault” Astrit Muhaxhiri, 58 vjeç, banues në Korçë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, si edhe Johana Elmasllari, 17 vjeçe, banuese në Pogradec, pasagjere në mjetin tip “Toyota”, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lidhur me këtë ngjarje u bë arrestimi në flagrancë i Jetnor Lumani, 51 vjeç, banues në Korçë dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për B. C., 35 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.



