
Suplementet ushqimore kanë për qëllim të korrigjojnë mangësitë e disa lëndëve ushqyese, ose të mbështesin funksione specifike fiziologjike duke ju përshtatur llojit të jetesës ose gjendjes shëndetësore.
Farmacisti Marsild Xhemollari, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shpjegon rëndësinë dhe rolin e suplementeve ushqimore në organizmin tonë.
Sipas tij, jo çdo suplement është i domosdoshëm për tu marrë sepse varet nga organizimi dhe trupi i njeriut.
Kontakti i parë nuk është vetëm me farmacistin, është me mjekun, është vet me individin tashmë kanë krijuar një kulturë për kërkesën e suplimenteve dhe përdorimin e tyre, gogla ka qenë shkolla e parë për mësimin e përdorimit nga pacientët.
Suplementet janë të klasifikuara si indegreatorë ushqimore, çka thotë që nuk nevojitet një përshkrim nga mjeku, pa çka se në Shqipëri ka dhe me përshkrim të mjeku.
Katër janë vitaminat të cilat janë të tretshme në yndyra dhe trupi ynë ka depo për to, është vitamina A, E, K dhe D. ndër më të rëndësishme për diskutim është vitamina D dhe për të parë nëse nevojite përdorimi i saj në doza të ndryshme duhet parë dhe niveli i saj i cili matet në analizat labarotarike.
Nuk është e nevojshme që gjithsecili të marrë suplemente si vitamina, ne kemi trupa të ndryshëm, organizma të ndryshme dhe mënyra e të ushqyerit të ndryshëm, kështu që nuk është nevojshme të marrin tërë vitaminat, se pse është bërë si trend.
Industria e sublementeve është në kulmin e saj dhe reklamat që u bëjnë suplementeve janë shumë të mëdha, por jo çdo gjë që reklamohet duhet te përdorim si individ.
Ke nevojë për magnez, duhet të marrësh magnez, kë nevojë për vitaminë D, etj.



