
Ekspertët ndërkombëtarë të krimit të organizuar kanë ngritur alarmin për përdorimin e profesionistëve të ekonomisë dhe sistemit ligjor në skema të pastrimit të parave në Ballkanin Perëndimor, me pasuritë e paluajtshme që mbeten sektori më i ekspozuar ndaj këtij fenomeni. Raporti i publikuar nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar thekson se, megjithëse kuadri ligjor është afruar me standardet e BE-së ka ende hapësira për abuzim.



