
Në zonën e Kodrës së Priftit ka nisur shembja e banesave të para. Banorët janë detyruar të lënë shtëpitë për shkak të ndërtimit të Unazës së Re. Për mikrofonin e MCN, pronari i shtëpisë së shembur thotë se janë të pakënaqur me shpronësimin e premtuar dhe madje ende nuk kanë marrë bonusin e qirasë.



