
Po zhvillohet sot para Bashkisë Tiranë protesta e 38-të e opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në të cilën kërkohet dorëheqja e Erion Veliaj si i përfshirë në aferën 5D dhe atë të inceneratorëve.

“Duhet të bëjmë përmbysje, jo rotacion. T’i përmbysim këto qelbësira komuniste”, tha Neritan Liçaj gjatë fjalës së tij.
Nga ana tjetër, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës tha se pushteti kërkon t'i fusë protestuesit në konflikt me qytetarët.
Ne jemi protestues paqësorë. Është e drejta jonë demokratike që nuk na e mohon dot askush. Turp, t’ju vijë! Keni bllokuar, keni futur kastile njerëz hallexhinj që të krijojnë konflikt me ne. Ne kemi vetëm konflikt politik me Veliajn, Ballukun dhe Ramën.
Jemi kundër makinerisë së policisë së pushtetit.



