Krim në familje në Shkodër, burri vret gruan me çifte

Krim në familje në Shkodër, burri vret gruan me çifte

Një krim në familje është shënuar mesditën e sotme në Shkodër, ku burri ka vrarë gruan me çifte.

 

Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen Mark Lula në Shkodër.

 

Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu, çifte, bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe, e cila ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

 

Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe kapën autorin e dyshuar, i cili u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. 

 

Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën dyshohet se u krye krimi. 

 

Lidhur me krimin e rëndë policia po heton për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy