Dyrnjaja: Gënjejmë veten nëse themi që kemi ushtri efektive, qytetarët duhet të sensibilizohen që t’i shërbejnë vendit

Dyrnjaja: Gënjejmë veten nëse themi që kemi ushtri efektive, qytetarët duhet të sensibilizohen që t’i shërbejnë vendit

Gazetari Denis Dyrnjaja ndan mendimin që qytetarët duhet të jenë gati dhe të përgatitur në rast të një konflikti të mundshëm dhe se njerëzit duhet të sensibilizohen që t’i shërbejnë vendit të tyre.

Te një pyetësor që bëri qeveria shqiptare para disa kohësh, kishte disa pyetje, rreth 16 të tilla në mos gaboj.

Pyeteshin njerëzit dhe për kanabisin, por se sa të gatshëm ishin që të merrnin pjesë për ruajtjen e hapësirës territoriale të Shqipërisë, nuk u pyetën shqiptarët.

Ishte me shumë interes të kuptonim se sa të gatshëm janë shqiptarët të mbrojnë sot në këto nivele, në kushtet që jemi Shqipërinë.

Ne kemi thuajse një shpërbërje totale të angazhimit tonë për përgjegjësinë që kemi si shtetas.

Në Zvicër çdo mashkull në moshën madhore kryen dy muaj zbor ushtarak, të vërtetë me armë, çdo vit.

Zvicra nuk ka pasur kurrë një luftë, por mendojnë se do ketë një luftë. Rrethohet nga vende anëtare të NATO-s dhe nuk ka një rrezik të drejtpërdrejtë.

Ne kemi gjithmonë prezenca të tensioneve qoftë në Veri, duke iu referuar Serbisë, edhe pse kemi shtet ndërmjet Malin e Zi, vend i NATO-s dhe Kosovën.

Por është kërcënim në rajon. Bosnja është gjithashtu kërcënim në rajon. Greqia mund të jetë në një kuptim se ka ligjin e luftës.

Ne na duhet ushtria dhe nuk mund të mjaftohemi se jemi vend anëtar i NATO-s.

Në emisionin “MCN Economy”, Dyrnjaja tha se ne kemi nevojë të ndërgjegjësohemi njëherë, ku faza e parë është ndërgjegjësimi për rëndësinë që ka se ku jemi në raport me atë që mund të jetë një emergjencë kombëtare momentale e cenimit të integritetit territorial.

Së pari kemi një ushtri efektive, apo kemi akoma gënjeshtrat dhe vetësugjestionin, që po ne e kemi revolucionarizuar ushtrinë me frymën e NATO-s.

Se unë kam përshtypjen se gënjejmë veten dhe vazhdojmë të jemi hipokrit me veten.

Duhet të fillojë një fushatë e gjerë në kontekstin e ngjarjeve reale, se pamjet i shohim kur dalin lajmet nga Gaza apo Ukraina, koshienca kolektive qytetare dhe kombëtare gjithashtu.

Ministria e Mbrojtjes le të lërë një fond të posaçëm që tu kujtojë njerëzve që kombi është i rëndësishëm, vendi është i rëndësishëm, jo vetëm kur luan kombëtarja.  

Ka nevojë që njerëzit ti sensibilizosh, që po i ke njerëzit do vazhdojnë të pinë tekila në restorante dhe s’do kujtohen kurrë që ka një moment shumë të rëndësishëm në jetë që mund të vijë papritur dhe ti mund të jesh i papërgatitur.

Në këtë kontekst kemi shumë për të bërë në rrafshin e ndërgjegjësimit dhe vërtetë të strategjisë se si mund të ndryshojmë këtë koncept që është me hope, diku më mirë dhe diku më pak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy