Të paktën dhjetë persona u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në Lakeland, në lindje të Tampa-s në Florida, në Shtetet e Bashkuara.
Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Policisë së Lakeland, duke sqaruar se dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë me plagë në bark dhe fytyrë.
Katër burra të armatosur qëlluan nga një makine blu që nuk u ndal kurrë për të kryer pritën, shpjegoi shefi i policisë Sam Taylor, duke thënë se ai besonte se bëhej fjalë për një sulm të shenjëstruar dhe jo për një ngjarje e rastësishme.
Nuk dihen ende arsyet e sulmit.



