Të majtët festojnë Çlirimin

Të majtët festojnë Çlirimin

Sot paradite drejtuesit e mazhorancës i janë drejtuar Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Vetëm të majtët kanë organizuar aktivitete që nisin në orën 10:00 me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve ku të pranishëm ishin kryeministri Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta. Më pas të dy zyrtarët e lartë do të zhvillojnë edhe një takim me veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare.

Ndërkohë bashkia e Tiranës do të organizojë sot Natën e Bardhë duke sjellë një axhendë të ngjeshur aktivitetesh kulturore artistike, si koncerte, ekspozita shfaqje cirku, që do të kulmojnë në mbrëmje me koncertin e këngëtares së njohur italiane Xhusi Ferreri.

Edhe Ministria e Kulturës i është bashkuar festimeve për Natën e Bardhë duke mundësuar hyrjen falas në disa institucione kulturore. Parlamenti do të mbajë edhe sot dyert e hapura për qytetarët në orarin 17:00 – 21:00 të mbrëmjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy