Gazetari Etmond Guri, për situatën e përmbytjeve në Greqi, foli për një stuhi të befasueshme e cila nuk ishte vërejtur më parë, ku më të goditurit janë ishujt.
Ai tha për “MCN Live” se dëmet janë shumë të mëdha, pasi për një periudhë kohe shumë të shkurtër me reshje ka pasur dëme që nuk janë parë më herët.
Për shkak të ndërtesave të shumta dhe të ulëta, ujërat kanë vërshuar në qendrat e banuara dhe kanë dëmtuar makina dhe ndërtesa.
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por dëmet janë shumë të mëdha, marrë parasysh edhe faktin se ishim në prag të çeljes së sezonit turistik.
Nuk kemi informacion për njerëz të zhdukur apo të lënduar, por dëme në makina dhe objekte të ndryshme të vërshuara nga shiu.
Ishujt janë goditur më fort dhe dëmet janë shumë më të mëdha. Nuk pritej një shkarkim kaq i madh i natyrës, me breshër kaq të dendur sa nuk ishte parë në të kaluarën.
Për shkak të ndërtesave të shumta dhe të ndërtuara pa planimetri, shqetësim ishte fakti që ndërtohej afër rrymave, lumenjve dhe përrenjve. Duke bërë që uji të vërshojë dhe t’i përfshijë.
Aktualisht janë kompani sigurimi që ndodhen në terren.



