Starova e ka me tifozët e Kombëtares: Nuk i marrin ata vendimet, jam kundër vërshëllimave

Starova e ka me tifozët e Kombëtares: Nuk i marrin ata vendimet, jam kundër vërshëllimave

Sulejman Starova, ka kritikuar tifozët e Shqipërisë, për vërshëllimat në drejtim të Kombëtares në fund të sfidës. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova u shpreh se nuk janë tifoztë që marrin vendime për trajnerin dhe skuadrën, por janë të tjerë ata që vendosin.

Në lidhje me trajnerin Reja, Starova tha se problemi i tij është mosha dhe fundi ishte vulosur edhe sikur të fitonte.

Kisha ndërmend të përmendja 3 gabime të Rejës, por i eliminova dy, pas deklaratës. Sepse tha që Gjasula dhe Lenjani kërkuan ndërrim. Në momentin kur Islandës i doli me të kuq lojtari, aty futej menjëherë një sulmues. Ndoshta Broja apo një tjetër. Me të gjitha të tjerat që ka thënë Reja, jam dakord.  

Fundi i Rejës do të ishte edhe me fitore, sepse problemi i tij është mosha. Po i dal kundër tifozëve që vërshëllyen në fund. Jam kundër vërshëllimave. Nuk janë ata vendimmarrësit, vendimet i marrin të tjerët. Unë kam të drejtë të kritikoj tifozët, të mos vërshëllejnë Kombëtaren.  

Italia u eliminua dhe nuk shkoi në Botëror, por tifozët nuk bënë kështu si ne në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy