Qytetarët i ankohen, Rama thërret drejtorin: Ti qenke akoma? E dhe dorëheqjen? (VIDEO)

Qytetarët i ankohen, Rama thërret drejtorin: Ti qenke akoma? E dhe dorëheqjen? (VIDEO)

Kryeministri Rama ka qenë ditën e sotme në Gjirokastër ku ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.

Më së shumti ata janë ankuar për Hipotekën, aq sa Rama ka thirrur drejtorin në prani të njerëzve.

Një grua ankohej se kishte 25 vjet që nuk po merrte titullin e pronësisë së dyqanit të vogël ku kishte punuar për 25 vjet.

DEBATI

Rama: Ku është drejtori i Hipotekës. Kush është?

Drejtori: Unë…

Rama: Ti je drejtor hipoteke prapë mo? E dhe dorëheqjen? Si është puna e kësaj zonjës?

Drejtori: S’ka kontratë…

Gruaja: Është gënjeshtër. Kam kontratë. Më vdiq burri për atë kontratë…

Drejtori: Ka kontratë qiraje, por jo pronësie…

Një grua, pasi tregoi problemin që kishte për pronën, i kërkoi kryeministrit punë edhe për të birin e vetë.

Rama i është kthyer ashpër: “Lërë tani, djali të dalë ta gjejë punën vetë. Nuk është mirë që nxjerr mamanë të kërkojë punë. Të dalë ta gjejë vetë punën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy