
Perëndimi nuk ka dinjitet të flasë për të drejtat e njeriut. Ata janë armiqtë e njerëzimit.
Kështu ka deklaruar lideri i Iranit, Ali Khamenei, siç raporton agjencia e lajmeve Tasnim.
"Perëndimorët nuk kanë mëshirë për gratë iraniane dhe nuk kanë respekt për të drejtat e tyre. Përkundrazi, ata mbajnë inat ndaj grave iraniane dhe paraqiten në mënyrë të rreme si mbështetës të lirisë dhe të drejtave të grave", shtoi Khamenei duke iu referuar mbështetjes së vendeve perëndimore për protestat antiqeveritare që filluan në fund të shtatorit në Iran.



