
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është çuditur që ende s’ka datë për takimin e radhës në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Kreu i qeverisë tha se ka pritur një intensitet dhe dinamikë më të lartë në dialog pas 18 gushtit e 9 shtatorit të vitit të kaluar.
Ndër të tjera në konferencën për media të mbajtur sot Kurti tha:
Nuk kemi datë të radhës për takim. Kjo është pak e çuditshme për mua, pasi më 18 gusht jemi marrë vesh që të kemi takim çdo muaj. Më 9 shtator emisarët sollën propozimin e tyre. Kanë kaluar katër muaj dhe kemi pas veç një takim në Bruksel. Kam pritur intensitet dhe dinamikë më të lartë nga 18 gushti dhe 9 shtatori”.



