
Analisti Lorenc Vangjeli në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me zgjedhjet vendore të 14 majit ku u shpreh se konkurrentët në këtë garë janë Rama, Berisha dhe Meta. Ai ta se Rama konkurron për 61 bashkitë e vendit për të qenë ai në një farë mënyre fituesi i tyre dhe nga ana tjetër Berisha dhe Meta që mëtojnë pozitat e Ramës. Sa për kandidatët e grupit të Alibeaj dhe pse ata nuk po përfliten, Vangjeli tha se për ta fillimisht duhet të fliste vetë Alibeaj.
Ka dy pamje kjo fushatë të cilat mund të shihen ndryshe nga ajo që trasmetohen në ekran. Duken sikur kanë minimalisht 62 kandidatë, dy çifte që konkurrojnë nga pozita dhe opozita për vendin e admistratorët të bashkive të vendit, kjo është ajo që duket, se me ndonjë përjashtim konkurrentët direkt në këtë garë janë tre persona Rama që konkurron për 61 bashkitë e vendit për të qenë ai në një farë mënyre fituesi i tyre dhe nga ana tjetër Berisha dhe Meta që mëtojnë pozitat e Ramës. Këlliçi që është dhe kandidati me më shumë epërsi se katër të tjerët është element plotësues në këtë histori dhe Shkodra që duket se është një bast i Ramës. Sa i perkat kandidatëve të Alibeajt, në një mënyrë apo një tjetër ata e kanë refuzuar garën dhe kjo parti e vendosi veten në pozita humbëse që në fillim dhe në një rast të tillë për shkak të rrethanave mbetet për të thënë i ‘rroftë vula se nuk vulosin do gjë’.
Ndërsa i pyetur për rritjen e pagës nëse kjo po bëhet për shkak të fushatës, Vangjeli tha se Rama është i detyruar të bëjë një gjë të tillë e para si një njeri që konsultohet vazhdimisht me opinion publik dhe ai ka identifikuar se një nga problematikat që shqetëson qytetarët është vështirësia ekonomike dhe kryesisht kjo e identifikuar tek shtresat në nevojë.
Po them se duket sikur në zgjedhje e gjithë veprimtaria e shtetit duhet ti ngjajë një qenie njerëzore që mban frymën minimalisht 2 muaj të fushatës dhe nuk bën asgjë. Monedhat kanë gjithmonë dy anë, sikur të ishte kështu Shqipëria do ishte mirë të kishte fushatë elektorale çdo 2- 3 muaj. Duhet të kishte ndodhur dje madje. Është thënë se për shkak të historive të lidhura me pandeminë, tërmetin apo krizën energjetike, ky është një fond që do duhej të rishpërndahej apo të investohej. Pse ndodh tani, sepse Rama i bën punët në minutën e fundit de kur janë zgjedhje të mira, vuajnë nga ajo që unë e konsideroj si sindrioma e studentit që kujtohesh gjithmonë në çastin e fundit.
Më tej Vangjeli u ndal te tre bashkitë e mëdha që synon Rama të fitojë ku u ndal tek Tirana, Durrësi dhe Shkodra, ndërsa theksoi se e njëjta histori qëndron dhe nga krahu tjetër Berisha-Meta. Ai tha se nëse PS do të humbiste Tiranën, atëherë opozita do të kishte të gjithë të drejtën e saj për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Për Tiranën, Rama ka vendosur bashkë me Veliaj një bast për të rimarrë kryeqytetin që e kanë humbur vetëm një herë dhe fitorja e Ramës në këtë rast është për shkak të rëndësisë legjitime që ka Tirana, sepse një humbje e saj do ti jepte gjithë të drejtën opozitës për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Kalojmë te Durrësi ai ka rëndësi qoftë për shndërrimin e Durrësit si një qendër e rëndësishme ekonomike dhe për shkak se ai është aty deputet, ndërsa për Shkodrën ka një arsyetim tjetër aty ku ai kandidon bashkë me Becin. Shkodra ka qenë një bastion që socialistët s’kanë hyrë dot asnjëherë dhe Rama tenton ta përdorë fitoren e mundshme të Shkodrës si një fitore për të treguar se çfarë ai bën ndryshe. Nëse do të ndodhte kështu do të ishte një fitore morale për PS.



