Një vit nga vdekja e Kobe Bryant dhe vajzës 13-vjeçare, bashkëshortja publikon letrën emocionuese që mori

Një vit nga vdekja e Kobe Bryant dhe vajzës 13-vjeçare, bashkëshortja publikon letrën emocionuese që mori

Si sot një vit më parë u njoftua se avioni privat në të cilin po udhëtonte Kobe Bryant me vajzën 13-vjeçare Gigi dhe disa miq kishte humbur sinjalin në Calabasas, të Kalifornisë. Më vonë u njoftua se avioni ishte rrëzuar dhe të gjithë ata që ndodheshin në bord kishin ndërruar jetë. Kobe dhe e bija po i drejtoheshin pikërisht vendit ku stërvitej adoleshentja. 

Bashkëshortja e ikonës së basketbollit, Vanessa Bryant, bëri një postim në rrjetet sociale ku ka publikuar një letër që i është dërguar nga shoqja e ngushtë e Gianna-s, Aubrey.

“Të dua Aubz (siç e thërriste Gigi im). Faleminderit shumë që ndanë bukur disa nga kujtimet e tua me Gigi-n tim dhe më lejoi ta ndaj këtu në shoqërinë time. Gigi im është e pabesueshme dhe unë vërtet e vlerësoj letrën tënde të zhytur në mendime. Ajo të do kaq shumë. Më mungon shumë vajza ime dhe Kob-Kob gjithashtu. ️Kurrë nuk do ta kuptoj pse / si kjo tragjedi mund t’u ketë ndodhur qenieve njerëzore kaq të bukura, të ëmbla dhe të mahnitshme. Ende nuk duket e vërtetë. Gigi, ti akoma e bën mamion krenare Ju dua!”.

Në letrën e shoqes së vajzës së madhe, tregohen disa histori nga kujtimet mes saj dhe Gigi-t:

“E dashur zonja Bryant,

Nuk resht se menduari për vajzën tënde të bukur. Buzëqeshjen e saj dhe sjelljen që më nxisnin të bëhesha më e mirë. Nëse një ditë bëhem nënë, do doja që vajza ime të ishte ashtu siç ishte edhe jotja. Ajo ishte e sjellshme, e dashur dhe shumë e kujdesshme. Më kujtohet kur po hanim njëherë drekën në shkollë në klasë të dytë dhe na tha të mos flisnim ndërkohë që përtypeshim. Kjo nuk ishte vërejtje, por thjesht po na ndihmonte që të përmirësoheshim.

Dashuria që ajo kishte për jetën është diçka që do ta admiroj përjetësisht. Kapej pas çdo dite sikur do të arrinte diçka. Ajo buzëqeshte dhe na merrte me vete. Fakti më i thjeshtë që më shtoi vetëbesimin mjaftueshëm për të luajtur basketboll me të për katër vite, tregon sesa e fuqishme që ishte. Kishte shpirtin e konkurrimit, siç ti e di”.

Më tej Aubrey tregon të tjera momente që i kujtojnë dashurinë dhe mirësinë e 13-vjeçares që humbi jetën. Pak ditë më parë Vanessa i kërkoi mediave që të mos sillnin sot kujtime nga dita e aksidentit, foto apo video, por të kapeshin pas historisë dhe asaj që la pas legjenda Kobe Bryant.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy