Kosova kundërshton taksën e Rrugës së Kombit: Nuk u konsultuan me ne

Kosova kundërshton taksën e Rrugës së Kombit: Nuk u konsultuan me ne

Në Kosovë nuk është pritur mirë vendosja e tarifës prej 5 eurosh për Rrugën e Kombit. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është shprehur se autoritetet e Shqipërisë nuk kanë informuar paraprakisht në lidhje me vendosjen e taksës 5 euro për çdo automjet.

Ai është shprehur se të hënën do t’i drejtohet homologut të tij për të kërkuar sqarime dhe për të zbritur taksën rrugore.

“Asnjë konsultë nuk kanë bërë me Kosovën. Është dashur të paktën të bisedojnë dhe të na tregojnë për këtë taksë. Të hënën, do t’ua bëj një shkresë zyrtare për një takim dhe të shohim...”, ka thënë Lekaj për Gazetën Express.

 “Realisht, është taksë e madhe për shqiptarët”, ka shtuar ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy