Berisha: Demokratët votuan opozitën e vërtetë, Basha i vetmi që nuk njeh humbjen

Berisha: Demokratët votuan opozitën e vërtetë, Basha i vetmi që nuk njeh humbjen

Ish-kryeministri Sali Berisha pas përfundimit të procesit zgjedhor, ka folur për gazetarët ku kandidati i mbështetur prej tij Bardh Spahia u shpall fitues në Bashkinë e Shkodrës.

Ai deklaroi nga oborri i Kuvendit se këto zgjedhje treguan se kush është opozita e vërtetë, ndërsa shtoi se Lulzim Basha është i vetmi opozitar i cili nuk njeh humbjen.

Falenderoj demokratë dhe demokrate dhe anëtarë të LSI dhe PDK që u angazhuan në këtë fushatë elektorale për kandidatët tanë që përfaqësuan alternativën e ‘Shtëpisë së Lirisë. Mirënjohje të veçantë ka për ata që numëruan mbrëmë, e zbardhën në detyrë. Natyrisht rezultati u arrit në kushtet më të vështira në 30 vjet. Rama me patericën e tij me shtojcën e tij Lulzim Brava i cili sot është demokrati i vetëm në Shqipëri që nuk humbet dhe nuk ka humbur. Pra i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare problemit duke shpallur çdo humbje në mos fitore të paktën jo humbje. Këto zgjedhje janë kushtrimi më i fuqishëm për çdo demokrat që të bashkohemi. Populli opozitar votoi opozitën e vërtetë, të bashkohemi rreth PD-së së Rithemeluar dhe fitoren e Shkodrës ta shtrijmë në mbarë Shqipërinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy