
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë vendosi sot masën ‘arrest me burg per 30 ditë’ për dy të plagosurit e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në ish-Bllok.
Ervis Martinaj dhe shoku i tij, Eljon Hate, mbetën të plagosur të enjten në një lokal, pas një konflikti që dyshohet se nisi për këngëtaren Elvana Gjata.
Një ditë më parë, prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve, Ervis Martinaj, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.
Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar në Kakavijë në tentativë për t’u larguar edhe Galdo Hoti.
Ndërkohë, në kërkim janë Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë ( i dashuri i Elvana Gjatës), Fabio Allushi, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hate.



