Analisti Zylyftar Bregu duke folur në MCN Live për vendosjen në listë të mbyllur të afërmve të liderëve të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” tha se ky nuk është një model demokratik.
Duke debatuar me Pano Sokon, Bregu tha:
“Me këtë logjikë do merrni një kosto. Cila është kostoja, njëra është që s’kanë fuqi, burime njerëzore për të bërë listën. Nuk është model demokratik, që ju na afroni familjarët tuaj”.
Duke folur mbi batutat mes Ramës dhe Bashës, Bregu tha:
“Të dy palëve u intereson kjo lloj tallavaje. Z.Rama e ngre Lulin në rolin e një opozitari. Z.Basha i interson çdo lloj miklimi që mund t’i bëjë Rama. Të dy palët win-win, por ligjërimi politik degradohet në tallava. Z. Basha s’ka qenë kohët e fundit në axhendën mediatike, me këtë truk që bëri z.Rama, e ka futur në lojë”.



