Spanja ul TVSH-në e gazit natyror në 5% nga 21%

Spanja ul TVSH-në e gazit natyror në 5% nga 21%

Spanja po merr masa drastike për të ulur taksat për shitjet e gazit natyror, në mënyrë që të reduktojë presionin e kostove të larta të energjisë për shumë familje, duke kompensuar kështu ndikimin e një tarife të re për gazin që do të fillojë të aplikohet në tetor.

Konkretisht, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, njoftoi sot të enjten se nga tetori TVSH-ja e gazit natyror do të bjerë në 5% nga 21% që është aktualisht, për të ulur ndikimin e rritjes së çmimit të gazit natyror.

Për të ulur faturat e ngrohjes për qytetarët, qeveria kërkon të shpërndajë në mënyrë të drejtë kostot dhe tarifat e shkaktuara nga lufta në Ukrainë,” tha socialdemokrati Sanchez.

Qeveria spanjolle ka ulur dy herë TVSH-në për energjinë elektrike vitin e kaluar. Kostot e energjisë janë rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, pasi Rusia është një furnizues kryesor i gazit natyror në Europë për ngrohje dhe gjenerim të energjisë.

Spanja u është zotuar partnerëve të saj të Bashkimit Europian për të reduktuar konsumin e gazit natyror me 7% në vitin 2022, por përdorimi i gazit është rritur deri në fund të verës në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy