Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë, banorja: Policia nuk na lejon të hyjmë në apartament

Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë, banorja: Policia nuk na lejon të hyjmë në apartament

Një pallat 10-katësh në zonën e 21 Dhjetorit u përfshi nga flakët të enjten, duke pësuar dëme të konsiderueshme në disa kate. Ndërsa zjarri është ende duke u hetuar, banorët e pallatit shprehen për mediat se atyre u është ndaluar hyrja në apartamentet e tyre.

“Asnjë administrator nuk është paraqitur. Ne duam të shkojmë të hyjmë në apartament dhe nuk po na lejojnë të hyjmë. Të gjitha shtëpitë janë të siguruara.”, tha një qytetare për mediat.

Ndërkohë gazetarja e MCN, Anxhela Celibashi raportoi nga vendngjarja se zjarri ka filluar në katin e dytë të pallatit dhe është përhapur më pas në katet e mësipërme përmes fasadës së jashtme.

“Zjarrfikësja nuk ka mundur të ndërhyjë në kohë. Zjarri ka nisë në katin 2 të pallatit dhe më pas është përhapur në fasadë dhe është ngjitur në katet e mësipërme. Arsyeja që janë djegur katet e mësipërme është se dritaret kanë qenë të hapura dhe ndaj është përhapur zjarri në atë mënyrë. Janë 4 apartamente që janë djegur dhe një prej tyre është djegur 30 përqind ndërkohë 12 apartamentet janë prekur në fasadën e jashtme. Për 3 orë që zjarrfikëset janë mundur të ndalojnë flakët ka patur dhe dëmtime. Problemi që është sot në këtë pallat është se asnjë punonjës i bashkisë nuk është ofruar të pyesë nëse kanë nevojë për ndihmë.”, tha gazetarja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy