Për luftën në Ukrainë, udhëheqës të lartë ushtarakë rusë së fundmi patën disa bisedime për të diskutuar se kur dhe si të përdoren armët taktike bërthamore.
Kështu raportojnë zyrtarët amerikanë cituar nga New York Times. Bisedat kanë alarmuar administratën e Joe Bidenit pasi tregojnë zhgënjimin e Moskës lidhur me dështimet e saj në fushën e betejës në Ukrainë.
Ndërkohë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby tha se SHBA është “gjithnjë e më shumë e shqetësuar” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nga Rusia.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë thonë se nuk kanë prnë asnjë provë se rusët po lëvizin armë bërthamore ose po marrin masa të tjera taktike për t’u përgatitur për sulm.
Informacioni rreth bisedave u zbulua brenda qeverisë amerikane në mes të tetorit, kur Moska po promovonte idenë e pabazë se Ukraina po planifikonte të përdorte një të ashtuquajtur bombë të pistë, që nënkupton një eksploziv konvencional që përmban material radioaktiv.
William J. Burns, drejtor i CIA-s, është shprehur më parë se “dëshpërimi i mundshëm” i Vladimir Putinit për të fituar Ukrainën dhe pengesat në luftë mund ta bëjnë Rusinë të përdorë një mjet të tillë.
Pentagoni vlerëson se Rusia ka një sasi prej 2000 armësh bërthamore taktike të dizajnuara për t’u përdorur në fushat e betejës. Asnjë armë bërthamore taktike nuk është përdorur ndonjëherë në luftime, por ajo mund të përdoret në mënyra të ndryshme, duke përfshirë përmes raketave ose predhave të artilerisë.
Putin ka autoritet ekskluziv mbi përdorimin e një pajisjeje taktike dhe mund të marrë vendimin për ta vendosur atë pavarësisht nga pikëpamjet e gjeneralëve të tij.
Gjithnjë e më shumë të shqetësuar për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nga rusët Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gjithnjë e më shumë të shqetësuara.
Kështu tha John Kirby, në një konferencë për shtyp, duke përsëritur se nuk ka asnjë shenjë kërcënimi të afërt.
SHBA vazhdon të marrë seriozisht kërcënimin e Putinit për të përdorur armë bërthamore. Këtë e kemi bërë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.



