“Deti”, Dendias: Marrëveshja politike u arrit tetorin e kaluar, vijojnë konsultimet

“Deti”, Dendias: Marrëveshja politike u arrit tetorin e kaluar, vijojnë konsultimet

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Denidas, i është rikthyer edhe njëherë çështjes detare me Shqipërinë.

Ai thotë se dy vendet po vijojnë konsultimet, ndërsa ka dhënë detaje dhe në lidhje për një apel në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe sa afër janë dy vendet me marrëveshjen.

Gjatë një interviste për “Parapolitika”, i pyetur nëse do të vazhdohet me zgjerimin e zonës bregdetare në Egje dhe Detin Kretan në 12 milje detare, Dendias deklaroi se, “Greqia ka të drejtën e patjetërsueshme të shtrijë ujërat territoriale të vendit në 12 milje detare, përtej detit Jon, ku e bëri këtë shkurtin e kaluar, sa herë që e konsideron të përshtatshme për të promovuar interesat e saj. Siç është njoftuar, puna teknike përkatëse tashmë ka filluar për disa zona”.

Ndërsa lidhur me bisedimet me Shqipërinë për nënshkrimin e një peticioni të përbashkët për një apel në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe nëse janë afër një marrëveshjeje ai sqaroi se, “Marrëveshja politike për referimin e çështjes së delimitimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur që nga Tetori i kaluar. Sa i përket pjesës teknike, ajo duhet të paraqitet bashkë-premtuese. Shërbimet kompetente të të dy vendeve janë në konsultim të drejtpërdrejtë për hartimin e këtij teksti”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy