Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan nuk kandidon për tu rizgjedhur, një goditje kjo për republikanët

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan nuk kandidon për tu rizgjedhur, një goditje kjo për republikanët

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Paul Ryan nuk do të kandidojë për rizgjedhje këtë vit, në një goditje të madhe ndaj republikanëve në zgjedhje afatmesme.

Ligjvënësi më i fuqishëm i Kongresit tha se nuk do të qëndronte për një mandat tjetër në rrethin e tij Wisconsin këtë nëntor ku do të mbahen dhe dhe zgjedhjet, raporton BBC.

Republikanët tashmë përballen me një sfidë të vështirë nga demokratët për të mbajtur kontrollin e dhomës së ulët.

Ryan bashkohet me afro 30 republikanë të tjerë që kanë njoftuar këtë vit se po tërhiqen plotësisht duke e lënë vetëm presidentin Trump.

Demokratët kanë nevojë për 23 vende për të marrë kontrollin duke sfiduar hapur Republikanët.

Në një konferencë për shtyp në mëngjesin e së enjtes, Ryan tha se vendimi ishte i lidhur me familjen.

"Të gjithë e dini se nuk e kam kërkuar këtë punë," tha ai. "E mora me ngurrim. Por unë kam dhënë gjithçka për këtë punë, nuk kam asnjë keqardhje për pranimin e kësaj përgjegjësie".

"Por e vërteta është se është e lehtë për të marrë përsipër gjithçka në jetën tënde dhe ju nuk mund të lejoni që kjo të ndodhë", vazhdoi më tej ai.

Babai 48-vjeçar tha se nuk donte të njihej nga fëmijët e tij si "një baba vetëm i fundjavës".

Ai u bë udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve, me largimin e paraardhësit të tij John Boehner, pas presionit të konservatorëve të partisë së tij. Tensionet brenda partisë vazhduan edhe gjatë mandatit të zotit Ryan, me republikanët që nuk qenë në gjendje për të shfuqizuar dhe zëvendësuar ligjin për reformën shëndetsore të ish presidentit Obama një premtim i rëndësishëm i Presidentit Donald Trump gjatë fushatës së tij presidenciale.

Marrëdhënia e zotit Ryan me zotin Trump ka qenë jo të lehta kohë pas kohe, edhe pse kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve dhe Shtëpia e Bardhë kanë punuar së bashku për të avancuar agjendën konservatore të republikanëve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy