Pushtet të përjetshëm Putinit, Kremlini hap debatin për ndryshimin e Kushtetutës

Pushtet të përjetshëm Putinit, Kremlini hap debatin për ndryshimin e Kushtetutës

Në Rusi po diskutohet mundësia e ndryshimit të Kushtetutës, një lëvizje që mund ta ndihmojë Putinin të zgjasë qëndrimin në pushtet. Propozimi është bërë nga një ligjvënës i lartë rus, sipas të cilit Parlamenti duhet ta forcojë pushtetin e vet.

Ideja e ndryshimeve kushtetuese, të cilat i japin Parlamentit hapësirë në formimin  e qeverisë së re, ka gjetur mbështetje dhe është kthyer në temë diskutimi, u tha gazetarëve Putin në një konferencë të mërkurën.

Putini në vitin 2024 duhet të japë dorëheqjen si president për të shmangur shkeljen e Kushtetutës, e cila parashikon që ndalimin e më shumë se dy mandateve rresht. Më parë, ai e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës për të zgjatur qëndrimin në detyrën e presidentit, por  këshilltarët e tij po shqyrtojnë mënyrat për të zgjatur efektivisht kontrollin e tij mbi pushtetin, i cili tashmë është më jetëgjati që nga koha e diktatorit sovjetik, Josef Stalin.   

Kremlini po shqyrton ndryshimin e sistemit zgjedhor në një përpjekje për të siguruar mbajtjen e dhomës së ulët të Parlamentit në zgjedhjet e 2021, pas një rënieje të popullaritetit të partisë Rusia e Bashkuar. Mbajtja e një qëndrimi të fortë mbi legjislaturën, e njohur si Duma e Shtetit, do të zgjeronte hapësirën e Putinit për manovrim. Kjo mund ta lejojë atë të kalojë rolet për të ruajtur drejtimin e partisë në pushtet dhe postin e kryeministrit me autoritet të zgjeruar kushtetues, duke i marrë kompetenca Presidencës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy