Zbulim i rrallë në brigjet e Shqipërisë/ Anija gjigante u mbyt 85 vite më parë, sot strehon 151 specie detare

Zbulim i rrallë në brigjet e Shqipërisë/ Anija gjigante u mbyt 85 vite më parë, sot strehon 151 specie detare

85 vite më parë, anija spitalore e Luftës së Dytë Botërore e quajtur "Po" u fundos në brigjet e Shqipërisë.

 Sot, mbetjet e saj të ndryshkura janë shndërruar në një shkëmb artificial, plot jetë - nga sfungjerët dhe shiringat e detit, te peshqit luan, kallamarët dhe një nga gjitarët më të rrallë të Mesdheut, thotë BBC Wildlife, në një studim. 

 

Më 14 mars 1941, një bombardues britanik goditi me silur anijen "Po" në Gjirin e Vlorës, duke vrarë 23 persona. 

Anija 135 metra e gjatë u fundos rreth një milje larg bregut, në 35 metra thellësi, ku qëndroi e paprekur derisa u zbulua nga zhytësit në vitin 2005. 

 

Që atëherë, ajo është kthyer në një destinacion për turizmin arkeologjik dhe në objekt studimi shkencor.

 

Për të kuptuar se si trupi i anijes ka formësuar ekosistemin detar lokal, studiues italianë kryen 32 zhytje mes viteve 2022 dhe 2024, duke përdorur sonar me rezolucion të lartë dhe fotografi 3D.

 

 

Gjetjet, të publikuara në revistën shkencore ‘Frontiers in Ocean Sustainability’, zbuluan një biodiversitet të jashtëzakonshëm me 151 specie.

 

Më shumë se 80 për qind e sipërfaqes së anijes është kolonizuar nga sfungjerë, shiringa deti, midhje, goca deti dhe jovertebrorë të tjerë. 

 

"Fletët metalike ofrojnë një substrat të fortë që jeta detare të rritet dhe strehë edhe për kafshët më të mëdha", thotë Simone Modugno nga instituti italian i kërkimit mjedisor IRSSAT.

Në rrënoja janë vërejtur dhjetëra lloje të njohura peshqish mesdhetarë, përfshirë gruperë, koce deti dhe qefuj. 

 

Madje, u gjetën edhe grumbuj vezësh kallamarësh të ngjitur në rrënoja, që dëshmon se anija po përdoret si çerdhe. 

 

Interesante është prania e peshkut luan, specie me origjinë nga Deti i Kuq që po zgjerohet në Mesdhe. Sipas studiuesve, anija e mbytur mund t'i ndihmojë duke shërbyer si një "trampolinë" për përhapjen e tyre.

 

Por surpriza më e madhe ishin gjitarët. Disa vite më parë, Modugno kishte fotografuar një fokë mesdhetare në zonë, dhe në vitin 2023 u regjistrua sërish një e tillë pranë anijes "Po", pamja e parë e konfirmuar në Gjirin e Vlorës që nga viti 1996. 

 

Mendohet se foka, e cila është në rrezik kritik zhdukjeje, e përdor anijen si vend të përkohshëm pushimi ose ushqimi.

 

Anija "Po" ndodhet brenda Zonës së Mbrojtur Detare Karaburun-Sazan. 

Modugno po krijon një model 3D të anijes që mund të eksplorohet në realitet virtual, me shpresën se projekti do të ndihmojë ruajtjen e zonës, do të promovojë historinë e anijes dhe do ta bëjë atë të aksesueshme për më shumë njerëz.

 

"Këto projekte janë thelbësore për promovimin e turizmit dhe për shijimin e natyrës nënujore", thotë ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy