Përfundon procesi i numërimit në qarkun e Lezhës, ku fituese ka dalë Partia Demokratike.
Sipas rezultatit të publikuar nga KQZ janë numëruar 249 kutitë e këtij qarku.
PD ka marrë 47.53% të votave, PS 37.99% të votave dhe LSI 10.26%. kështu PD ka siguruar 4 mandate deputetësh dhe PS 3 mandate, ndërsa LSI nuk arrin të marrë asnjë karrige në Parlament nga votat e mbledhura.



