Policia procedon penalisht ish deputetin e PD dhe 5 të tjerë: Organizuan protestë të paligjshme

Policia procedon penalisht ish deputetin e PD dhe 5 të tjerë: Organizuan protestë të paligjshme

Policia ka proceduar penalisht ish deputetin e PD-së Ervin Salianji si dhe 5 persona të tjerë, të cilët sipas autoriteteve kanë organizuar grumbullime të paligjshme ditën e djeshme në Divjakë.

Tre për personave janë pjesë e strukturave të PD-së së Divjakës.

Policia thotë se ata organizuan grumbullime të paligjshme në kundërshtim me masat e vendosura nga qeveria për frenimin e pandemisë së COVID-19

Njoftimi

Organizuan grumbullime të paligjshme në kundërshtim me masat e nxjerra nga organet shtetërore në gjendjen aktuale të epidemisë COVID-19, procedohen penalisht 6 shtetas, ndërmjet tyre 3 organizatorët e takimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë proceduan penalisht shtetasit:

E. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, sekretar i Burimeve Njerëzore pranë Partisë Demokratike;

M. S., 31 vjeç, banues në Berat, këshilltar pranë Partisë Demokratike;

J. Gj., 40 vjeç, banues në Divjakë, kryetar i Partisë Demokratike , dega Divjakë;

E. H., 39 vjeç, banues në Divjakë, shitës perimesh;

R. H., 33 vjeç, banues në Divjakë, shitës perimesh;

A. J., 50 vjeç, banues në Divjakë, fermer;

Ditën e djeshme, shtetasit E. S., M. S. dhe J. Gj., në rolin e organizatorëve, kanë shkuar pranë pikës së grumbullimit të perimeve në fshatin Mizë, Divjakë dhe kanë grumbulluar fermerë dhe banorë të zonës, duke mos zbatuar Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 i ndryshuar, si dhe ndryshimet e Kodit Penal të nxjerra nga organet shtetërore në gjëndjen aktuale të epidemisë COVID-19.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, të cilët po hetohen në gjendje të lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy