Kriza në Ukrainë, politika perëndimore vihet në lëvizje

Kriza në Ukrainë, politika perëndimore vihet në lëvizje

Diplomacia në lëvizje për çështjen e Ukrainës. Presidenti francez, Emanuel Macron, udhëton sot drejt Moskës për t’u takuar me homologun rus, ndërsa kancelari gjerman shkon në Shtëpinë e Bardhë për t'u takuar me udhëheqësin amerikan, Joe Biden.

Po sot, ministrat e Jashtëm gjerman, çek, sllovak dhe austriak priten në Kiev.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Kremlini ka mbledhur 110 000 trupa përgjatë kufirit me fqinjin e tij properëndimor, por sipas raporteve të inteligjencës nuk dihet me siguri qëllimi i vërtetë i Putinit.

Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia është në rrugën e duhur për të grumbulluar një forcë mjaft të madhe -- rreth 150 000 ushtarë -- për një pushtim në shkallë të plotë deri në mes të shkurtit.

Një forcë e tillë do të mund ta pushtonte Kievin brenda 48 orësh në një sulm që do të vriste deri në 50 000 civilë, 25 000 ushtarë ukrainas dhe 10 000 trupa ruse dhe do të shkaktonte një vërshim refugjatësh deri në pesë milionë njerëz, kryesisht në Poloni.

/ France 24

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy