Anulimi i tenderit të Portit të Durrësit, Haxhiu: Ka probleme nga shtetet përreth. Rasti Balluku nuk duhet të kushtëzojë hyrjen në BE

Anulimi i tenderit të Portit të Durrësit, Haxhiu: Ka probleme nga shtetet përreth. Rasti Balluku nuk duhet të kushtëzojë hyrjen në BE

Analisti Baton Haxhiu tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se çështja Balluku nuk duhet të jetë rast që kushton hyrjen e Shqipërisë në BE apo jo. 

 

Rasti Balluku nuk duhet të jetë rast a duhet të hyjë Shqipëria apo të jetë anëtare e BE-së apo jo, apo t’i shtyhet koha për të qenë pjesë e saj për arsye se të gjitha shtetet përreth, duke përfshirë Moldavinë, Ukrainën, Malin e Zi të cilat pritet të jenë pjesë e BE-së, Shqipëria ka qenë në këtë hartë për arsye se nuk ka probleme me korrupsionin. E vetmja gjë që ka është beteja me korrupsionin dhe është e vetmja që ka gjykatën speciale. Shtetet e tjera kanë probleme serioze. 

 

I ndalur tek anulimi i tenderit të Portit të Durrësit, Haxhiu tha: 

 

Ambasadorët amerikanë nuk e kanë peshën që kanë pasur dikur. Kryesisht ata janë për të kryer ndihmesa për bizneset amerikane. Ambasadorët vijnë me mandat ekonomik dhe jo politik. Nëse iu del pengesë bizneseve amerikane, natyrshëm që shteti amerikan ndërhyn. Nuk janë më ata që ndërhyjnë në zgjedhje. Nuk janë më ata që hyjnë në sistemin e drejtësisë. 

 

Tek tenderi i portit nuk mendoj se ka presion amerikan. Ka probleme serioze nga shtetet përreth për arsye se Porti i Durrësit asnjëherë nuk ka qenë në hartën e porteve të Mesdheut. Ka qenë formal sa për të kryer funksionet për shtetin shqiptar dhe asgjë më shumë dhe kur fillon të zgjerojë veten, që porti të shtrihet dhe për 2-3-4 shtete të tjera kemi të bëjmë me diçka serioze. Reagimet e para vijnë nga Mali i Zi e Greqia, sidomos Greqia që portin e Selanikut e ka për 3 shtete të tjera, edhe për Serbinë që ka ndërtuar korridorin e 10 dhe për RMV dhe Kosovën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy