Pronari i një Mercedesi në Londër, ka arritur ta dëgjoj dhe kap hajdutin që po bëhej gati t’ia vidhte.
Ai ishte brenda shtëpisë kur dëgjoi alarmin e veturës, dhe pa u menduar dy herë vrapoi poshtë për të parë se çfarë po ndodhte.
Sipas "Daily Mail", pa e kuptuar ai përballet me një burrë i cili kishte një kokore motori në kokë, i cili po mundohej t’i vidhte veturën në lagjen e Chelsea në pjesën perëndimore të Londrës.
Pronari i makinës shihet i veshur vetëm me të brendshme duke i bërtitur hajdutit, “nuk ke nga të shkosh”.
Hajduti ia kishte thyer njërën dritare të Mercedesit, duke e alarmuar pronarin që reagoi me kohë.
Ndërkaq, një dëshmitarë okularë ka deklaruar për "Daily Mail", se hajduti kishte zgjedhur personin e gabuar për ta vjedhur, pasi ai kishte trup mundësi dhe dinte si të mbrohej.
I nervozuar me atë se çfarë i kishte bërë hajduti, pronari i Mercedesit e përplas për tokë, derisa dëgjohet duke e lutur që ta lëshojë.
Por, këto lutje nuk i bënin punë, pasi ai vazhdimisht e përplaste për tokë duke ia rikujtuar se kishte zgjedhur personin e gabuar për t’ia vjedhur veturën.



