Kurdët dhe turqit përleshen në aeroportin e Hanoverit (VIDEO)

Kurdët dhe turqit përleshen në aeroportin e Hanoverit (VIDEO)

Një grup protestuesish u përfshinë në një përleshje masive në aeroportin e Hanoverit në Gjermani. Incidenti ndodhi gjatë protestës kundër operacioneve ushtarake turke në Siri.

Protestuesit me flamujt e rajonit kurd të Irakut bënë thirrje kundër presidentit Erdogan duke e quajtur fashist, por kjo ka ngjallur reagimin e disa udhëtarëve turq që ndodheshin në aeroport.

Rreth 20 persona u përfshinë në këtë incident, ndërsa dy prej tyre morën plagë të shumta. Ndërhyrja e policisë e vuri situatën nën kontroll.

Sulmet e Turqisë në Siri, në rajonin e Afrinit, kanë për qëllim shtypjen e luftëtarëve kurdë, që janë aleatë të SHBA-ve në luftën siriane. Vendimi i Turqisë për t’i nisur këto sulme ngjalli protesta e zemërim në rajon.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy