Financimi rus i PD/ Kryemadhi pas takimit me Yuri Kim: Kush ka gëlltitur çorbë të prishur do vjellë gjithë jetën!

Financimi rus i PD/ Kryemadhi pas takimit me Yuri Kim: Kush ka gëlltitur çorbë të prishur do vjellë gjithë jetën!

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi foli pas takimit me Yuri Kim, ku ngrit shqetësimi mbi financimet e huaja të partive politike në Shqipëri. Kryemadhi tha në një prononcim për mediat se ligji për financimin e partive ka nevojë për rishikim dhe rishqyrtim.

Ligji për financimin e partive politike ka nevojë për rishikim dhe rishqyrtim në mënyrë që t’ua bëjë më të lirë qytetarëve shqiptarë të bëjnë donacione për partitë politike. Duke e bërë burokratike ne stimulojmë shumë më shumë paratë e pista. E përgëzoj takimin me ambasadoren Kim dhe bashkëpunimi i gjithë partive të vijojë edhe më tutje”.

E pyetur në lidhje me kabllogramin për financim rus të PD, Kryemadhi u shpreh:

Di të them që një proces që do vazhdojë të hetohet dhe do hetohet edhe jashtë Shqipërisë. Të dini që asgjë s’del pa dalë. Kush e ka gëlltitur lugën e çorbë së prishur ka për të vjellë gjithë jetën”.

Ndërkaq një deklaratë mbi takimin u bë edhe nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Celibashi, i cili u shpreh:

Nga ambasadorja u përcoll shqetësimi i SHBA-ve si partneri dhe aleati ynë strategjik në lidhje me financimet e huaja të politikës shqiptare, në mënyrë specifike të financimeve ruse. Nën dritën e informacioneve të fundit që ata zotërojnë, përcollën këtë informacion që të rritet vëmendja, për të bërë më mire që financimet e huaja të mos kenë ndikim në politikën shqiptare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy