Çështja e detit me Greqinë, Meta: Kryeministri dhe qeveria nuk kanë qenë transparentë, kam dhënë çdo autorizim

Çështja e detit me Greqinë, Meta: Kryeministri dhe qeveria nuk kanë qenë transparentë, kam dhënë çdo autorizim

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias, i cili pas vizitës në vendin tonë tha për një media greke, se çështja e detit ka mbetur pezull pasi Ilir Meta nuk ka dhënë autorizim.

Në një konferencë për shtyp, Meta tha se këto deklarata janë të pavërteta, duke theksuar se e ka krijuar grupin negociator. Ai theksoi se pas paraqitjes së informacionit shtesë nga ministri i jashtëm, presidenti autorizoi ministrin e jashtëm të Shqipërisë të lëshojë plotfuqinë për grupin negociator për negocimin.

Nga pala greke apo mistria e jashtme nuk është kërkuar realizmi i asnjë takimi me Dendias me presidentin. Denidas në një intervistë të dhënë për shtypim grek është shprehur se u ra dakord që t’ia referojmë çështjen tonë gjykatës ndërkombëtare, kjo nuk ka ndodhur ende pasi presidenti si ka dhënë autorizimin përkatës kryeministrit. Shqipëria do zgjedhë një president dhe kjo do jetë e realizueshme atëherë. Kjo deklaratë është e publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së jashtme të Greqisë. Për procesin e negociata me Greqinë për kufizimin e zonave detare, presidenti konstatoi një mori problematikash. Pas paraqitjes së informacionit shtesë nga ministri i jashtëm, presidenti autorizoi ministrin e jashtëm të Shqipërisë të lëshojë plotfuqinë për grupin negociator për negocimin e projekt marrëveshjes për kufizimin e zonave të tyre detare. Kërkoi ndërhyrjen e kryeministrit që negociatat të udhëhiqen nga kryeministri duke marrë drejtimin e këtij procesi, nga kryeministri nuk pati reagim, asnjë kërkese për autorizimin nuk u paraqit. Presidenti duke qëndruar konstatimeve të mëparshme, i kërkoi kryeministrit ndërhyrjen e tij.

 

Më tej Meta deklaroi se Presidenti nuk është në dijeni nëse mes dy qeverive është rënë dakord me ndonjë akt për të ndërprerë negociatat. Ai tha se nuk është informuar nga qeveria se me çfarë akti ka kaluar në zhvillime negociatash për këtë çështje.

Rama dhe asnjë zyrtar tjetër i qeverisë nuk është pajisur me autorizim nga presidenti për te negociuar apo diskutuar me Greqinë. Aq më pak  të vendosur nëse kjo çështje do të shkojë në palët ndërkombëtare. Sovraniteti territorial i Shqipërisë i përket popullit shqiptar. Presidenti vlerëson se Kuvendi duhet të informohet dhe të vendosë në lidhje me zgjidhjen që ofron çështja. Kushtetuta aktet ndërkombëtare të nënshkruara ndër shekuj. Ritheksoj se jo vetëm deri në 24 korrik por edhe pas kësaj date do të jetë i hapur të bashkëpunojë në mënyrë transparente. Ajo që ka thënë Ministri i Jashtëm i Greqisë që Presidenti nuk i ka dhënë autorizim kryeministrit është tërësisht e pavërtetë, kjo është e vërteta më e madhe. Nuk e paragjykoj përderisa ka ritakuar vetëm një palë, është e drejta e tij t’i referohet asaj pale. Por presidenti është i detyruar për transparencë me qytetarët e tij të japë shpjegime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy