Rixhin Qoshja, përfaqësues i Shoqatës së Transportit thotë se problematikat në transportin publik janë të shumta, ku momentalisht tha se shpejtësia mesatare është 10 kilometër në orë.
Çështja kryesore sipas tij mbetet vonesan në punë, ndërsa nënvizoi se korsia e biçikletave godet transportin publik, duke ndikuar në shpejtësinë e qarkullimit.
Duke folur për MCN Economy, Qoshja deklaroi se duke mos u ndërthuret transporti me pjesën tjetër të trafikut, pasi krijohen probleme.
Nga bllokimi i pandemisë dhe muaji mars e vetmja gjë që që kemi kërkuar është rritja e çmimit të biletës. Kur u rit çmimi i karburantit parashtruam disa kërkesa të cilat nuk u morën parasysh dhe pastaj erdhi oferta e këtij subvencioni nga qeveria. Për të cilën duhet të bëjmë dhe aplikimet tani. Ne si shoqatë kemi propozuar që të paguhemi për kilometër që bëjmë dhe jo për numër pasagjerësh.
Kjo do bëjë të mundur që të kemi një numër më të madh mjetesh, por kjo shkon edhe me plotësimin infrastrukturës së kësaj.
Qoshja shtoi se në transportin publik, nga eksperiencat europiane më efiçentja është ajo ku bashkia ka gjithë menaxhimin e operatorëve dhe ku nga operatorët privatë paguhen për numrin e kilometrave
Sa i takon përdorimit të mjeteve elektrike, ai deklaroi se nuk ka asnjë ndikim në Tiranë pasi ka mungesë të infrastrukturës, për sa kohë do jetë në trafik bashkë me mjetet e tjera.
Nuk është zgjidhje teknologjia e re në mjet, por në menaxhimin e trafikut apo infrastrukturën rrugore, enkas për transportin publik, vetëm atëherë kemi sukses në ditët pa makina. Të dielën e fundit e ditës pa makina, transporti publik ka funksionuar, sepse bashkia ka bërë aktivitete në bulevard, dita pa makina dhe pa transport publik është jo logjike në çdo vend që mund të aplikohet.
Me çmimet e fundit që po operojmë tani me periudhën para marsit, thuajse janë dyfishuar. Me rritjen e çmimit të karburantit së fundmi ku shpenzohet 49% e totalit, jemi përballur me vështirësi të shumta në operim. Qeverisë sot nuk i pëlqen që të kërkojmë heqje akcize por transporti publik paguan taksë qarkullimi rrugor, e cila ka në fokus demotivimin për përdorimin e autoveturës personale.
Por nuk mund të paguaj transporti publik 27 lekë për litër naftë për të demotivuar përdorimin e mjeteve private. Në logjikë transporti publik duhet të jetë i avantazhuar edhe në taksa, për të mos e goditur duhet të hiqet taksa e qarkullimit për transportin publik.



