Ulet numri i viktimave brenda ditës në Maqedoninë e Veriut, sot 123 raste të reja

Ulet numri i viktimave brenda ditës në Maqedoninë e Veriut, sot 123 raste të reja

Maqedonia e Veriut pas shumë ditësh me shifra të larta fataliteti për shkak të koronavirusit më në fund sot ka regjistruar një numër deri diku të pranueshëm edhe pse në raport me popullsinë mbeten shqetësues.

Autoritet atje raportojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 445. Ndërkohë sot janë raportuar 123 raste të reja me koronavirus, që e çojnë numrin e përgjithshëm të të prekurve në 9670.

Deri tani në vend janë kryer më shumë se 90 mijë teste për një shumë prej mbi 5 milionë euro. 1,15 milion eurot e shpenzuara për testimet e kryera për antitrupat në klinikat private në vend, nuk janë të llogaritura të këtë total.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy