
Djali 16-vjeçar i kryetarit të bashkisë së Zaporizhzhia, Oleh Buriak, u rrëmbye nga ushtarët rusë në postbllokun Vasylivka ndërsa po përpiqej të evakuohej nga Melitopol.
Një lajm i tillë bëhet i ditur nga Buriak, duke shtuar se nuk e di se ku është djali i tij.
Djali im është rrëmbyer. I bëj thirrje komunitetit europian dhe mbarë njerëzimit: më ndihmoni. Le ta dijë gjithë bota. Djali im 16-vjeçar ishte në makinë me dy gra të cilat i njihte dhe tre fëmijët e tyre.
Ishin nisur për në Zaporizhzhia. Kolona e makinave u ndalua nga ushtarët rusë, të cilët iu afruan çdo veture për të kontrolluar se kush ishte brenda dhe ku po shkonin. Ata kontrolluan telefonin e djalit tim dhe e nxorën zvarrë nga makina.
Buriak tha se makina u mbajt në postbllok për tre orë përpara se të lejoheshin të gjithë të iknin, përveç 16-vjeçarit Vlad.
Njerëz të njohur të Buriak të cilët ndodheshin në makinë i thanë se djali iu ishte lutur ushtarëve rusë që ta linin të ikte, por pa rezultat.
Ngjarje ka ndodhur në 8 prill, raporton Pravda.
"Trupat ruse përdorën një tablet për të zbuluar se unë isha babai i djalit. Gjatë gjithë kësaj kohe jemi përpjekur ta zgjidhim vetë situatën, por nuk ia dolëm”, shpjegom kryebashkiaku i cili pas dhjetë ditësh i drejton mesazh të dëshpëruar ndërkombëtarëve.



