
Avokati Ili Gërdupi deklaroi në studion e emisionit “FactCheck” se veprimet e deritanishme në lidhje me aksionin në kampin e Manzës ka qenë në përputhje me vendimin e GJKKO-së. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Gërdupi tha se vendimi për kontrollin ka ardhur si pasojë e indicieve të forta që mund të ketë pasur GJKKO. "Për shkak se vendimi është marrë nga GJKKO, prej natyrës së veprës, jo për shkak se individët kanë pozitë të posaçme, por për shkak të natyrës së veçantë të veprës për të cilën ata akuzohen mendoj që gjykata me gjithë mjetet që ka të mbrojtjes dhe statusit që i është dhënë si prokurorëve dhe gjyqtarëve është më e mbrojtur për të marrë vendime të bazuara tek politika. Vendimmarrja për kontrollin e kampit duhet të ketë pasur prova konkrete dhe të mirëfillta. Është bërë sekuestrimi i serverave dhe është procedurë rutinë në vazhdimin dhe thellimin e hetimeve. Ka synim konkret të kontrollit. Synimi nuk ishte bërja e terrorit, por marrja e provës. Veprimet e deritanishme kanë qenë në përputhje me vendimin e GJKKO-së". Më tej Gërdupi tha se gjasat për luftë mes Shqipërisë dhe Iranit janë astronomikisht të ulëta. "Është e vështirë lufta me Iranit dhe Shqipërisë për të ndodhur edhe nga një pikëpamje thjesht gjeografike sepse Irani është shumë larg Shqipërisë. Shqipëria është anëtare e NATO-s, strukturë që ka artikullin 5. Gjasat për luftë janë astronomikisht të ulëta".



