Breshëri fugonit me pasagjerë, dështon atentati në Velipojë

Breshëri fugonit me pasagjerë, dështon atentati në Velipojë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e mbrmjes së të hënës në fshatin Mali Kolaj në Velipojë, ku sipas policisë bëhet e ditur se 3 persona kanë qëlluar me armë në drejtim të një furgoni.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka konstatuar se 3 shtetas kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një furgoni ku ndodhej pasagjer shtetasi K.N.

Fatmirësisht mësohet se nga kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar.

Policia bëri të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, të cilët janë shtetasit Kanto Vushmaqi (babai), Edmond Vushmaqi (i biri), si dhe vëllai i Edmondit, akoma i paidentifikuar.

Policia ngriti menjëherë pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy