Ish-ambasadori Idriz Konjari komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV marrëveshjen mes Iranit dhe Arabisë Saudite, të ndërmjetësuar nga Kina. Konjari thotë se Pekini ka marrë përsipër rolin e garantorit ose siguruesit që kjo marrëveshje do të ecë përpara. Ai vë në dukje se përmes kësaj marrëveshje Irani del nga dara, ku embargot dhe sanksionet e kanë vendosur në cep, ndërsa Arabia Saudite del nga “politika e sanduiçit” në rast të një përplasjeje të mundshëm të Perëndimit me aksin Iran-Rusi-Kinë.
Kjo është një marrëveshje që s’ka dalë nga hiçi. Në dijeninë time janë rreth 50 negociata, ku Kina ka negociuar dhe dy vjet negociata të fshehta mes Iranit dhe Arabinë Saudite. Ka qenë interesimi i të dyja palëve nisur edhe nga kushtet e krijuara në rajon. Në këtë marrëveshje ka një periudhë 2 mujore qetësie ose prove, ku palët duhet të provojnë që janë të gatshme për të vazhuar më tej. Roli i Kinës është i dukshëm, edhe për një sërë faktorësh që e lehtësonin këtë marrëveshje. Në këtë marrëveshje Kina ka marrë përsipër garantorin, ose siguruesin që kjo marrëveshje do të eci. Kina ka sheshuar pretendimet, që palët të deklaronin paraprakisht çdo distancim nga konflikti në Jemen si kusht për të hyrë në negociata. Kjo ka shërbyer për t’i ulur palët në tavolinën e bisedimeve.
Kjo marrëveshje u arrit sepse ka disa elementë në interesin e palëve. Arabia Saudite ka një plan vizion 2023 dhe është e interesuar për tërheqjen e investimeve të huaja në këtë investim të madh. E dyta ka qenë, pasi që nga 2018 Arabia Saudite ka filluar një politikë në mënjanimin e konfliktit në rajon. E treta është se ka ndryshuar disa balanca që lidhen me aleanca në rajon. Arabia Saudite vendosi marrëdhënie me Izraelin, që është një nga oponentët kryesor të Iranit. Në Arabinë Saudite ka një doktrinë ‘Arabia Saudite first’. Princi i Kurorës i jep vetes një rol më lidership në marrëdhëniet diplomatike pse jo edhe ekonomike në rajon. Irani është në darë shtrënguese, edhe nga faktorët e brendshme, që lidhen me protestat, dhe faktorët e jashtëm që lidhen me embargon, dhe ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike. E kanë vendosur Iranin në cep, ku efektet e sanksioneve ndihen.
Duke rivendosur marrëdhënien me Arabinë Saudite, Irani do të dalë nga kjo lloj dare. Sikundër Arabia kërkon që nesër pasnesër në një konflikt të mundshëm të Perëndimit me aksin e njohur Iran-Rusi-Kinë, Arabia Saudite të mos jetë në mes, të mos jetë në politikën e sanduiçit, që do të donte ta eliminonte. Këto do ta shikoja argumentin përse palët ranë dakord me njëri-tjetrin.
Konjari u shpreh se nuk beson që marrëveshja të jetë “shuplakë” për SHBA-të pasi Uashingtoni ka një aleancë të konsoliduar me Arabinë Saudite, dhe ka një aleancë disa planëshe në rajon. Konjari shtoi se Kina po zbaton planin e saj për t’u bërë faktor i rëndësishëm në rajon.
Nuk besoj se është shuplakë me SHBA-të. SHBA-të kanë një aleancë të konsoliduar me Arabinë Sauditë, kanë një aleancë disa planëshe në rajon. Irani ka problematika me Emiratet dhe vendet e tjera të Gjirit. SHBA-të mbeten faktor i rëndësishëm në politikën në atë rajon, një zë i fuqishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kina po zbaton një plan të saj për t’u bërë faktor i rëndësishëm global. Vizita në Rusi, marrëveshjet, tregojnë që Kina është në ekspansion për të qenë një nga autoritetet që kërkon të ketë një zë. Kina ka arritur një sukses në këtë drejtim, duke konsoliduar një aks që është Rusi-Iran-Kinë. SHBA-të mbeten një aktor global i rëndësishëm, qoftë nga pikëpamja diplomatike dhe ushtarake. Kina po del nga guaska e mëparshme e mosndërhyrjes në punët e brendshme dhe baraslargimit. Ka gjetur aleatë Rusinë dhe Iranit. Por është më i konsoliduar Perëndimi në vendet e Gjirit se sa Kina”.



