Një 43-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në qytetin e Monzës. Arben Dodaj i kërkuar prej 19 vitesh me akuzën e vrasjes së një bashkëkombasi të tij, ngjarje e ndodhur në vititn 1997.
Dodaj ishte i dënuar nga drejtësia shqiptare me 22 vjet burg dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai jetonte në komunën Usmate Velate në provincën e Monzës, nën një identitet fals. Dodaj jetonte me gruan e tij dhe me 2 fëmijë 8 e 5 vjec, por duke mos i njohur ligjërisht nga frika e një identifikimi nga ana e drejtësisë italiane.
Arrestimi i tij u bë falë shtimit të kontrolllit të Policisë së Monzës në identifikimin e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Usmate Velate.
Anomalia në familjen e Arben Dodaj ku në certifikatat e lindjes së dy fëmijve vërtetohej se nuk u njihej atësia, bënë që autoritetet italiane të hetojnë mbi këtë person.
Falë përgjimit telefonik të bashkëshortes së tij, u bë i mundur identifikimi i shqiptarit të kërkuar prej 19 vitesh për vrasje.



