Shqiptarët, dyndje drejt Britanisë? Gjoka: Çështje politike e stisur, duhet më shumë informacion

Shqiptarët, dyndje drejt Britanisë? Gjoka: Çështje politike e stisur, duhet më shumë informacion

Gjin Gjoka, anëtar i dhomës së Tregtisë së Diasporës në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me lajmin e bërë publik në mediat britanike se e një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve po kalojnë me gomone nga Franca për në MB.

Ai tha se nuk mendoj aspak se kjo dyndje shqiptarësh të jetë e vërteë, ndërsa theksoi se më shumë duket si një çështje e stisur për fushatë elektorale në Britani.

Sipas tij nuk është vetëm Shqipëria ajo që shkel dhe hyn në Britani, teksa shtoi se ai si Diasporë kërkon më shumë informacion mbi të dhënat e sakta nga amabsada shqipatre atje.

Gjithmonë ka pasur lëvizje dhe dyndje refugjatësh dhe në këto situata që Evropa është sot do kemi një dyndje të tillë. Nëse flasim për 23 mijë të paligjshëm s’dua ta besoj si diasporë dhe uroj mos të jetë i vërtetë. Mendoj dhe këmbëngul se nuk është aq alarmante kjo situatë, mund të jetë një bujë politike e atyre që kanë interesa fushate. Mendoj se nuk është kaq emergjente. Ministria e brendshme do çojë polici në Britani. Nëse është situata kritike dhe kaotike si parashtrohet kjo është e mirë, por mendoj dhe nuk dua ta besoj se jemi në një situatë kaq shqetësuese ku emigrantët shqiptarë po i drejtohen vetëm Britanisë. Duket më shumë si çështje e stisur për fushatë elektorale në Britani. Por mund të kërkohet numri i personave që kanë hyrë, ata që kanë hyrë ilegalisht, jam dakord të verifikohet, kjo bëhet shumë lehtë sepse janë mundësitë që të marrim informacion më shumë, nuk duhet të rrimë vetëm te informacionet e ardhura nga Britania apo mediat. Ne si diasporë kërkojmë informacion nga ambasada shqiptare në Britani.

Ndërsa i pyetur për amnistinë fiskale dhe hyrjen e parave cash të emigrantëve, Gjoka tha se duhet të kemi amnisti për të thithur remitanmcat sepse kemi të bëjmë me para të kursyera në vite.

Nëqoftëse flasim për të pasur stabilitet ekonomik me gjithë remitancat duhet të kemi amnisti fiskale. por shumë e nevojshme dhe imediate është nëj amnisti e tillë sepse kemi të bëjmë me të ardhura remitanca nëpër xhepa vite vite të akumuluara. Mendoj se gjithçka do jetë reale sepse amnistia fiskale është në të mirë të buxhetit të shtetit dhe fondet e zhvillimit. Ka shumë emigrantë që nuk besojnë tek amnistia fiskale dhe i tremben konfiskimit, por mendoj se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të pasur zhvillim financiar të saktë dhe mendoj se jemi në kohën e duhur për tu bërë transparentë. Kjo amnisti vetëm se do forcojë pjesën më të madhe të familjeve shqiptare, të atyre që i kanë remitancat nëpër xhepa.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy